Rusi, 20 të vdekur në një anije nënujore
Paqësor (start)- Nga një aksident që ndodhi në një nëndetëse bërthamore në Oqeanin Paqësor mbetën të vdekur 20 persona dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmin e bëri të ditur marina ruse, pronë e së cilës ishte anija nënujore. Një zëdhënës i marinës tha se reaktori bërthamor brenda në nëndetëse është duke punuar normalisht dhe se niveli i radioaktivitetit është në suaza të normales.
Zëdhënësi tha se shkak i aksidentit është bërë një defekt në sistemin e fikjes së zjarrit. Marina ruse është tronditur shpesh nga aksidente vdekjeprurëse, përfshirë një shpërthim, që pat fundosur në vitin 2000 një nëndetëse bërthamore në Kursk, ku mbetën të vrarë 118 marinarët në bord.