E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili kërkon më shumë vende në G-20

Sao Paulo (start)-Presidenti i Brazilit Luiz Lula Da Silva ka kërkuar përfshirje më të madhe të shteteve në zhvillim në procesin e reformimit të sistemit financiar botëror. Deklaratat e Da Silva u bënë gjatë një takimi në Sao Paulo, që është parapërgatitje për samitin ndërkombëtar të javës së ardhshme mbi krizën financiare, që do të mbahet në Uashington. Ai u tha se një "arkitekturë e re botërore financiare" ka qenë e nevojshme për të koordinuar përgjigjet ndaj krizës me kredi.

Në samit marrin pjesë shtetet e G-20, ku përveç vendeve më të industrializuara përfshihen edhe vendet në zhvillim që kanë ekonomi të mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›