E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare, bisedë Jintao-Obama

Pekin (start)-Presidenti i Kinës Hu Jintao ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri amerikan Barack Obama, me të cilin ka diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe krizën globale financiare.Agjencia e lajmeve Xinhua tha se Jintao i deklaroi Obamës, se Pekini dhe Uashingtoni duhet të "akomodojnë shqetësimet e njëri-tjetrit", ndërsa ka theksuar se kundërshtimi i pavarësisë së Tajvanit, ka qenë thelbësor në raportet e mira mes SHBA-së dhe Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›