E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 46 të plagosur nga shpërthimi i gazit

Të paktën 46 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi gazi gjatë një ceremonie martesore në pjesën jugore të Rusisë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë Zëdhënësin e Ministrisë së Emergjencave, Aleksander Andrejev, i cili ka theksuar se të paktën 11 persona janë në gjendje të rëndë nga shpërthimi.
 

Shpërthimi mendohet se është shkaktuar nga dëmtimi i rrjetit të gazit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›