Marshi global drejt paqes
Pesimistët e shohin konfliktin e çfarëdo lloji si pak a shumë të pashmangshëm dhe e mbështesin afrimin tejet dyshues dhe konkurrues për t’i administruar marrëdhëniet ndërkombëtare. Për optimistët, ajo që ka rëndësi është besimi dhe ushqimi i instinktit të bashkëpunimit në shpresë dhe në pritje, në të cilin vlerat njerëzore në fund do të triumfojnë. Në rast se duam ta ndryshojmë botën për së miri, atëherë duhet të fillojmë së besuari se kjo gjë është e mundur
Nëse kemi shpresuar për paqen në kohërat tona, atëherë 2012-a nuk na e ka sjellë atë. Konflikti u bë edhe më i përgjakshëm në Siri, ka vazhduar të nxehet në Afganistan dhe është ndezur herë pas herë në Afrikën Perëndimore, Qendrore dhe në atë Lindore. Ka pasur episode të shumëfishta të dhunës etnike, sektare dhe politike në Birmani, në Azinë Jugore dhe përreth Lindjes së Mesme. Tensionet ndërmjet Kinës dhe fqinjëve të saj kanë eskaluar në Detin e Kinës Jugore ndërsa ato ndërmjet Kinës dhe Japonisë në Detin e Kinës Lindore. Shqetësimet rreth programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe Iranit mbesin të pazgjidhura. Dhe për më tepër, shpërthimet e shumta përbrenda dhe ndërmjet shtetet që pritej të kishin tensione, nuk ndodhën. Presioni i fortë ndërkombëtar ka ndihmuar në shuarjen e Luftës së Dytë të Gazës shumë shpejt. Marrëveshja paqësore e pritur prej kohësh ishte siguruar për ishullin jugor të Filipineve, në Mindanao. Hapa të mëdhenj janë hedhur drejt paqes së qëndrueshme dhe pajtimit në Birmani. Nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë e re gjenocidale. Dhe, me gjithë paralizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth Sirisë, shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bënë të qartë përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur ata që vihen në rrezik nga krimet e rënda masive. Rrëfimi më i madh është fshehur, si gjithnjë, nga preokupimi i shtypit të përditshëm me gjakderdhjen aktuale: Gjatë dy dekadave të fundit, luftërat e mëdha dhe episodet e dhunës masive në mbarë botën janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse. Pas kulmimit në fund të viteve 80 dhe fillimi i viteve 90, është shënuar një rënie deri në 50 për qind e numrit të konflikteve të mëdha si ndërmjet ashtu edhe përbrenda shteteve; numri i krimeve gjenocidale dhe masive si dhe numri i njerëzve të vrarë si rezultat i tyre. Ky fenomen i “Paqes së re” është publikuar për të parën herë në librin “Raporti i projektit të sigurisë njerëzore” të Andrew Mack, të mbështetur nga të dhënat e “Uppsala Conflict Data Program”. Steven Pinker i Harvardit, në librin e tij “Engjëjt më të mirë të natyrës sonë” e paraqiti atë në një kontekst më të gjerë historik – jo vetëm si “Paqe e gjatë” ndërmjet fuqive të mëdha që nga viti 1945, por, ç’është më me rëndësi, si model shumëshekullor i rënies së vazhdueshme në oreksin njerëzor për dhunë. Përpjekjet e shumta që janë bërë për ta demaskuar këtë analizë (për shembull, nga John Arquilla në “Foreign Policy” së fundmi) nuk kanë qenë bindëse. E vërtetë, ka pasur rishfaqje që nga viti 2004 të asaj se çfarë do ta quanin staticienët “konflikt i vogël i armatosur”. Mirëpo, në rastet e konflikteve “të intensitetit të lartë” apo luftërave (të definuara si ngjarje që shkaktojnë 1.000 apo më shumë vdekje në fushëbeteja brenda një viti), vija përcaktuese ka lëvizur në mënyrë të pakontestueshme teposhtë. Dhe kjo vlen edhe për vrasjet e civilëve në luftë, po ashtu. Shpjegimet e këtij fenomeni ndryshojnë megjithatë. Në rastin e Paqes së re të pas Luftës së Ftohtë, më e mira ishte thjeshtë shpejtësia e parandalimit të konfliktit, menaxhimi i konfliktit, paqebërja e menaxhuar dhe aktiviteti i ndërtimit të paqes pas konfliktit, i cili ndodhi gjatë dekadës së fundit – pjesa më e madhe e së cilës ishte udhëhequr nga OKB-ja.
Për “Paqen e gjatë”, shpjegimi më intrigues – dhe, mendoj unë, më bindësi, edhe pse shumica mund të mos pajtohen – ishte ai se që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, një ndryshim fondamental normativ kishte ndodhur në mesin e politikbërësve të fuqive të mëdha. Duke qenë dëshmitarë të i rrënimeve të shekullit të fundit, ata thjeshtë nuk shohin më ndonjë virtyt, bujari apo dobi nga zhvillimi i luftës dhe padyshim jo ndonjë luftë agresive bërthamore. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të zhytemi në ndonjë luftë – apo në ndonjë këmbim bërthamor – si pasojë e ndonjë aksidenti, llogaritje të gabuar, gabimi në sistem apo sabotimi; mirëpo, në ato raste reduktohet me të madhe rreziku.
Sfida më e madhe e kësaj teze në vitet në vijim do të ishte ajo se si Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagonin ndaj ndryshimeve dramatike që tani po ndodhin në pushtetin e tyre relativ ekonomik dhe në fund edhe ushtarak. Rizgjedhja e presidentit, Barack Obama, ofron me të drejtë shpresën se SHBA-ja do ti japë hapësirë strategjike Kinës nëpërmjet një bashkëpunimi të dyanshëm politik, e jo nëpërmjet insistimit për dominim apo udhëheqje.
Por si do të sillet Kina nën drejtimin e lidershipit të ri? Në fjalimin tejet të matur të Institutit Brookings në Washington, Kevin Rudd, ish-kryeministri australian që flet dialektin mandarin, përshkroi skenarët e mundshme të jashtme për Kinën gjatë dekadës së ardhshme. Ato ndryshojnë nga ndjekja e politikave të pushtetit me zero-interes në dominimin e hemisferës dhe përtej saj, për tu angazhuar më pas në mënyrë strategjike me SHBA-në dhe partnerët e tjerë në Azi me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të rendit ekzistues ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Derisa sugjeron se kjo do të ishte një strategji e matur për shtetet që rreshtohen kah skenari më i keq, Rudd bën të qartë se është një optimist. Optimizmi është një sinjal i mirë në këtë kontekst dhe po ashtu edhe më i përgjithshmi. Ekzistojnë të dhëna të forta historike që nxisin besimin se zhvillimi i një lufte agresive thjeshtë ka qenë instrument për ndjekjen e kursit të politikave shtetërore. Me të shterur shumicën e alternativave me kalimin e viteve, liderët kombëtarë kanë nisur ti absorbojnë vlerat e bashkëpunimit. Për më tepër, në aspektin e politikave të jashtme, sikurse edhe në vetë jetën, rezultatet mund të jenë vetë-fuqizuese dhe vetë-përmbushëse. Pesimistët e shohin konfliktin e çfarëdo lloji si pak a shumë të pashmangshëm dhe e mbështesin afrimin tejet dyshues dhe konkurrues për të administruar marrëdhëniet ndërkombëtare. Për optimistët, ajo që ka rëndësi është besimi dhe ushqimi i instinktit të bashkëpunimit në shpresë dhe në pritje, në të cilin vlerat njerëzore në fund do të triumfojnë. Në rast se duam ta ndryshojmë botën për së miri, atëherë duhet të fillojmë së besuari se kjo gjë është e mundur.
Gareth Evans ka qenë ministër i Jashtëm i Australisë për tetë vjet resht dhe kryetar emeritus i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, aktualisht është dekan i Universitetit Kombëtar të Australisë
Marrë nga “Project Syndicate”