E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama urdhëroi deputetët të votonin kundër ligjit - na del se paska votuar kundër programit të tij”

06-01-2013 / Gazeta 55

Heqja e TVSH-së për makineritë e prodhimit, kryeministri Berisha i përgjigjet kreut të PS

Hyrja në fuqi e ligjit për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë e prodhimit, një masë lehtësuese kjo e qeverisë, për t’i ardhur në ndihmë biznesit - ka shkaktuar reagime politike.
Kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se qeveria po kopjon programin e opozitës, pavarësisht se ulja dhe reduktimi i taksave, ka qenë premtimi elektoral i Partisë Demokratike që në 2005-ën. Por s’është vetëm kjo ideja.
Gjithsesi, më mirë se kushdo përgjigjen Ramës ia jep vetë kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Duke theksuar se, Rama me deklaratat e tij tejkalon dhe thënien e famshme të ushtarit të mirë Shvejk, kreu i qeverisë solli në vëmendje se lidershipi socialist urdhëroi deputetët e tij të votonin kundër heqjes së TVSH-së për makineritë e biznesit.
Dhe kësisoj, Rama del se ka votuar kundër programit të tij.
“Miqtë e mi, Shvejku nuk thoshte: ‘Ç’më duhet mua se çfarë them unë’... Pas komentit tim në mbledhjen e qeverisë lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit për heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë që importohen nga të gjitha llojet e bizneseve për prodhim, zoti Rama u ankua se kryeministri i kopjoi programin. Me sa duket zoti Rama nuk e mban mend, ose beson se ne të tjerët kemi harruar, se kur tre javë më parë ky ligj u diskutua dhe u miratua në Parlament, deputetet socialistë me urdhër të tij diskutuan dhe votuan kundër ligjit. Pra, del se na paskan votuar kundër programit të tyre. Në një mesazh në ËhatsApp një biznesmen më shkruan se zoti Rama dje me deklaratën e tij bëri Shvejkun. Në fakt miku im gaboi sepse Rama nuk deklaroi si Shvejku “Ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Jo jo. Ai dje deklaroi ‘Ç’më duhet mua se ç’them unë’. Mirë se vjen në dheun tënd zoti Rama”, shkruan kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›