E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-Kore e Veriut, marrëveshje për borxhet

Koreja e Veriut ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë, në lidhje me borxhet që Phenjani i ka Moskës. Lajmi bëhet i ditur nga agjesitë e lajmeve por nuk jepen detaje për këtë marrëveshje.

Borxhi i Koresë Veriore llogaritet në 11 miliardë dollarë dhe është grumbulluar gjatë kohës se ajo ka qenë shtet klient i Bashkimit Sovjetik.

Sipas mediave, dy vendet kanë zhvilluar bisedime për këtë çështje muaj më parë.

Raportet në Rusi thonë se Moska është pajtuar të shlyejë 90 për qind të borxhit verikorean, në këmbim të mundësisë për të investuar në Korenë e Veriut, në sektorin e energjisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›