E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet lista e vendeve që bllokojnë YouTube-in

Rusia mund t`i bashkohet së shpejti listës së vendeve që kanë bllokuar filmin që tall Profetin Muhamed.

Ministri i Komunikimeve, Nikolaj Nikforov, ka shkruar në Tëitter se Rusia mund të bllokojë tërësisht ueb-faqen e videove YouTube në fillim të nëntorit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve nga informacionet e dëmshme.

Kompania Google, e cila zotëron YouTube-in, ka ndaluar shfaqjen e filmit “Pafajësia e Myslimanëve” në Egjipt, Indi, Indonezi, Libi dhe Malajzi.

Sot, Bangladeshi ka njoftuar se ka bllokuar qasjen në YouTube.

Pakistani ka bërë në një njoftim të ngjashëm të hënën.

Google ka refuzuar të vendosë etiketë paralajmërimi në videon e filmit, duke cituar shqetësimet për lirinë e shprehjes.

Filmi anti-islamik, i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta anti-amerikane në gjithë botën myslimane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›