Tiranë, sulmon ish-gruan dhe i shkul flokët në mes të njerëzve në autobus

Një 45-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.
D.N, mbërriti ditën e sotme në ambientet e komisariatit të policisë së Tiranës për të denoncuar ish-bashkëshortin Xhevdet N. 51 vjeç, shkruan noa.
E dëmtuara i tha policisë se ditën e djeshme ishte rrahuar nga ish-burri ndërsa sot është nxjerrë prej flokësh nga autobusi i linjës Tiranë-Kërrabë.
Kanë qenë pasagjerët e autobusit të cilët u përpoqën të ndihmonin 45-vjeçaren. Mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive xhelozie.
Policia tha se u shoqërua në polici 51-vjeçari ndërsa ndaj të dëmtuarës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes./Indeksonline/