Rusi, Putin mund të rikthehet në postin e presidentit
Moskë (start)- Ish-presidenti rus Vladimir Putin, aktualisht kryeministër i Rusisë, mund të rikthehet sërish në postin e presidentit. Presidenti aktual Dimitri Medvedev mund të largohet nga posti i tij më vitin 2009, për t'i hapur rrugën kryeministrit Vladimir Putin të rikthehet në Kremlin, njoftoi sot e përditshmja "Vedomosti" duke cituar burime të paidentifikuara pranë Kremlinit