BE i cakton datën Kroacisë
Zagreb (Start)-E përditshmja britanike The Daily Telegraph shkruan se Bashkimi Evropian, në raportin e fundit të progresit të publikuar një ditë më parë i ka njohur Kroacisë datën për përfundimin e negociatave midis tyre. Kryekomisioneri për Zgjerim të BE-së, Oli Rehn, ka deklaruar në Zagreb se negociatat midis BE-së dhe Kroacisë mund të përfundojnë në fundin e vitit 2009. Një diplomat kroat është shprehur mjaft i lumtur përballë vlerësimeve të BE-së. “Për herë të parë na jepet një datë kalendarike e përcaktuar”, ka thënë ai.
Gazeta thekson gjithashtu edhe për mangësitë dhe vërejtjet e BË-së lidhur me progresin ën Kroaci ku bie në sy lufta e dobët kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.
Gazeta thekson gjithashtu edhe për mangësitë dhe vërejtjet e BË-së lidhur me progresin ën Kroaci ku bie në sy lufta e dobët kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.