Sarah Palin, kandidate për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012
Alaska (Start)-Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, senatorja e Alaskas, Sarah Palin është rikthyer në vendlindjen e saj. Ajo është pritur nga një turmë e madhe simpatizantësh në dalje të aeroportit të Anchorage. Mbështetësit e saj i kanë kërkuar që në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, të shpall kandidaturën për presidente të SHBA-ve. Ata kanë hedhur slogane “2012, 2012”. Lidhur me një kandidaturë të tillë për në vitin 2012, interesimit të gazetarëve Palin ju përgjigj “Të vijë ajo kohë dhe e mendojmë”.