E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi-SHBA: Spiunazhi të mos ndikojë në marrëdhëniet tona

Kryeministri rus, Vladimir Putin deklaroi gjatë ditës së djeshme se shpreson që çështja e një rrjeti spiunazhi në SHBA për llogari të Rusisë nuk do të prishë marrëdhëniet ruso-amerikane.

"Ne shpresojmë që kjo çështje nuk do të dëmtojë marrëdhëniet e mira të krijuara vitet e fundit mes Rusisë dhe Amerikës'', theksoi Putin nga rezidencën e tij në Moskë.

Nga ana tjetër edhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi se çështja e spiunëve të dyshuar në favor të Rusisë, të arrestuar në SHBA, nuk do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Kremlinin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›