Rusi-SHBA, afër marrëveshjes për arsenalin nuklear
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti rus, Dmitri Medvedev. Ai e ka dhënë këtë pohim në një intervistë për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”. Pasardhësi i Putin, ka nënvizuar se si negociatat po përparojnë në mënyrë të shpejtë, për të bërë të mundur një nga proceset më historike, shkatërrimin e armëve bërthamore.
Moska dhe Uashingtoni po negociojnë për një marrëveshje për të zëvendësuar marrëveshjen “Start 2”. Kjo marrëveshje është firmosur në vitin 1993 dhe do të skadojë me 5 dhjetor të këtij viti. Bisedimet e ardhshme dypalëshe mes dy fuqive botërore janë parashikuar që të zhvillohen ditën e hënë në Gjenevë të Zvicrës.