Spanjë, takim ndërkombëtar për çështjen e mjedisit
Në këtë takim të zgjatur, i cili po zhvillohet prej 7 ditësh, ende nuk është gjetur një marrëveshje e përbashkët për të zgjidhur disa çështje për problematikën e mjedisit.
Delegatët janë takuar në qytetin bregdetar për një javë, për të përpiluar një plan i cili do të mundësonte që më shumë se 190 vende të nënshkruanin një marrëveshje në muajin e ardhshëm në Kopenhagen.
Por një zyrtar i OKB-së tha sot se mund të duhet edhe një vit për të përpiluar një dokument që do të mund të zbatohej në aspektin ligjor. Ai u shpreh se negociatorët do të takohen në kryeqytetin danez, për të rënë dakord për një plan për marrëveshjen, e cila do finalizohet në vitin 2010. Marrëveshja aktuale për mjedisin, Protokolli i Kiotos, skadon në vitin 2012.