E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Marrëveshja për emrin, në interes të dy vendeve

“Është e qarë se marrëveshja është e mundshme, ndërsa është me rëndësi për të dyja vendet edhe të zgjidhet. Megjithatë vendet duhet të arrijnë pajtueshmëri”, tha Gordon duke u përgjigjur në pyetjen e Zërit të Amerikës dhe deklaratave të senatorit Ben Kardin se kontesti midis Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit ka zgjidhje, nëse të dyja palët janë të gatshme për lëshime të arsyeshme.

Gordon theksoi se e inkurajojnë procesin, i cili udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara, sepse do të kontribuojë në stabilitetin e mëtutjeshëm të Ballkanit. “Greqia ka qeveri të re, ndërsa kohë më parë u zhvillua një takim midis liderëve të të dyja vendeve. Procesin e udhëheqin Kombet e Bashkuara, por edhe ne marrim pjesë dhe e inkurajojmë këtë proces, sepse do të kontribuojë për stabilitetin e Ballkanit dhe në marrëdhëniet midis të dyja palëve, deklaroi Gordon në Washington. (alsat-m/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›