E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi/ Shpërthen bomba, 6 të vdekur

Të paktën gjashtë vetë kanë humbur jetën të dielën, kur një vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë në afërsi të një turme që ishte grumbulluar në një sallë koncertesh në kryeqytetin rus, bënë të ditur agjensitë e lajmeve. Pas shpërthimit zona përreth sallës së koncerteve u izolua nga forcat policore ndërsa as gazetarët nuk u lejuan të afroheshin në vendngjarje. Agjensia e lajmeve ITAR-TASS citon një zyrtar të lartë të sigurisë në Grozny sipas së cilit atentatori ishte vënë re nga policia dhe katër prej tyre ishin përpjekur ta ndalonin të mos e kryente sulmin, por ata humbën jetën menjëherë, ndërsa njëri vdiq rrugës për në spital. një tjetër agjensi lajmesh, RIA, citon një tjetër burim të sigurisë së lartë sipas së cilit të paktën 10 persona janë plagosur. Po sipas zyrtarëve bilanci i viktiamve u kufizua në të paktën 6, pasi shpërthimi ndodhi në kohën kur spektarorët kishin filluar të mbërrinin në sallën e koncerteve. Shpërthimi i ndodhur në Çeçeni, skënë e dy luftërave separatiste që nga viti 1994 dhe tani e kontrolluar nga një qeveri besnike ndaj Rusisë, është fqinj me Dagestanin dhe Ingushetinë. Cecenia ka qenë arenë e një sërë aktivitetesh rebele gjatë muajve të fundit. Presidenti Dmitri Medvedev ka urdhëruar operacione spastruese kundër rebelëve, pasi lideri Ingushi, u plagos rëndë në nëj tentativë për vrasje në 22 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›