Superliga, sot ndeshja Kastrioti-Teuta

Luhet sot ndeshja e javës së 13-të të Kategorisë Superiore, Kastrioti-Teuta. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Krujës në orën 13:30. Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve dhe do të kërkojnë të arrijnë një rezulatat pozitiv. Kjo është ndeshja që çel javën e 13 të Superligës e cila do të vazhdojë me 3 ndeshje nesër dhe do përfundojë me 2 ndeshje të dielën.