Rusi amnisti per mijera biznesmene te burgosur

Me mijëra të burgosur të dënuar për krime ekonomike në Rusi do të dalin së shpejti nga burgu. Dhoma e ulët e parlamentit të Moskës ka aprovuar projektligjin për amnisti të propozuar nga presidenti Putin, një javë më parë. Krimet në fjalë kanë të bëjnë me dhunimin e të drejtës së autorësisë, mashtrimit, evazionit fiskal dhe riciklimit. Akuzat do të rrëziohen nëse të dënuarit do të kthejnë shumat e përvetësuara apo pronat që kanë marrë në mënyrë të paligjshme. Por amnistia nuk prek ata të cilët kanë më shumë se një dënim si ish manjati i naftës Mikail Kodorkovski. Amnistia sipas Putin do të shërbejë për investimet dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.