E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi arrestohen lidere te opozites

Policia ruse ka arrestuar liderë të opozitës në vend gjatë një proteste anti Putin në qendër të Moskës. 
Masat e sigurisë ishin të ashpra në sheshin Lubianka ku temperatura shënontë minus 17 gradë celsius. Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre duke vendosur lule në një monument në kujtim të viktimave të shtypjes politike në kohën e ish bashkimit sovjetik. 
Edhe pse organizatorët e kanë cilësuar si marshi i milionave në protestë kanë marrë pjesë afërsisht 500 persona. 
Kjo ishte dhe një lloj ceremonie pasi bëhen plot 12 vjet që nga nisja e protestave kundër Purin, protesta që nuk kanë penguar ish spiunin e KGB-së që pas 13 vjetësh në pushtet të fitonte një mandat të ri presidencial 6 vjecar. 
Autoritetet në Moskë kanë refuzuar që ti japin lejen opozitës për të organizuar protestën dhe policia ka bërë thirrje që ata të largoheshin menjëherë nga sheshi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›