Rusi, arrestohet një operativist i ministrisë së brendshme

Zyrtarët rusë deklarojnë se operativisti i ministrisë së brendshme Andrej Jurov, është arrestuar lidhur me akuzat për korrupsion.
Majori Jurov ishte hetues i krimeve të ndërlidhura me teknologjinë informative dhe ka operuar në fshehtësi të lartë.
Autoritetet kanë njoftuar sot se arrestimi i tij është bërë në lidhje me zbulimin e informacioneve sekrete dhe lidhur me marrjen e 100 mijë eurove nga një biznesmen.