E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Julia Timoshenko në grevë urie

Ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila aktualisht është dënuar me 7 vjet burg ka hyrë në grevë urie. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i saj Serhiu Vllasenko i cili ka theksuar se zonja Timoshenko ka nisur grevën e urisë më datën 20 prill.
Gjithashtu, ai u tha gezetarëve në burgun Kaçaniv, ku ndodhet ish kryeministrja, se Julia Timoshenko ka marrë plagë në trup dhe në duar pasi ishte dërguar me forcë në një klinikë në Harkov.
Sipas avokatit, Timoshenko është shumë e sëmurë dhe nuk mund të lëvizë nga shtrati i saj dhe se ka filluar grevën e urisë për të protestuar kundër “joligjshmërisë në burg” dhe situatës në Ukrainë.
Në tetor të vitit të kaluar, Julia Timoshenko ishte dënuar me burg për keqpërdorim të pozitës, por ajo thotë se është viktimë e represionit të motivuar politikisht, nga ana e qeverisë së rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›