Rusi artistet ngjyrosin 50 veze gjigante pashkesh
Pesëdhjetë artistë rusë bashkëkohorë kanë vendosur të ngjyrosin vezë gjigante pashkësh pikërisht përpara muzeut të famshëm në Moskë, Tretiakov Galeri. Pavarësisht reshjeve të shiut kanë qenë të shumtë kureshtarët që kanë ndaluar të shohin punën e artistëve nga afër. Edhe pse artistëve iu është dhënë liri I plotë për atë që do të pikturojnë shumë nga ata nuk I janë shmangur motiveve të festës së Pashkëve. Një nga organizatorët e ka përshkruar si shumë të vecantë këtë ngjarje. Trotuari ku të pesëdhjetë vezët janë vendosur në mënyrë që kalimtarët t’Ii shohin nga pranë, ndodhet në një nga zonat më turistike të vendit. Galeria Tretiakov është një nga muzetë më të mëdha në botë ku mund të shihet arti rus. Nëj nga artistët shprehet se është shumë e rëndësishme të komunikosh në mënyrë të drejtpërdrejtë me spektatorët. Sipas tyre arti është lodhur duke qëndruar I mbyllur në muze, dhe tashmë është koha që ai të dalë në rrugë. Artistët do të kenë tre ditë kohë për të kompletuar punën e tyre. Më pas vezët do I dhurohen kishave ruse dhe manastireve.