Calciopoli u krijua nga Moratti

Kanë kaluar gjashtë vjet, janë zbuluar edhe shumë problematika të tjera, ku më e madhja ishte ajo e trukimit të ndeshjeve për të përfituar nga bastet, megjithatë skandali “Calciopoli” vazhdon të krijojë shumë diskutime.
Për të zbardhur disi të vërtetën e skandalit ku emri i Juventusit u njollos, skuadra zbriti një kategori më poshtë dhe humbi dy tituj kampion të Serisë A, tashmë vijnë edhe deklaratat bombastike të Christian Vierit.
Ish-sulmuesi i Interit, që ka fituar 1 milion euro dëmshpërblim nga ekipi i tij, pasi drejtuesit e klubit zikaltër e kanë spiunuar në jetën private, ka deklaruar se lojtarët e Interit nënshkruanin një klauzolë që i kërkonte atyre të mos zbulonin një marrëveshje të dyshimtë të presidentit Moratti me “Telecom”, për eliminimin e ekipeve më të forta në kampionat, me synimin që Interi të favorizohej për të fituar titullin dhe të niste një cikël fitoresh, pikërisht ashtu si ka ndodhur.
“Të gjithë ishim në dijeni të këtij fakti dhe jam i gatshëm të zbuloj dokumentin. Unë u mashtrova sepse u spiunova nëpërmjet telefonit, këto janë gjëra që nuk dua ti mbaj më për vete. Kontrata ime paguhej 70 për qind nga Interi dhe 30 për qindëshi i mbetur nga “Telecom”. Gjithçka, vetëm që të paguanim sa më pak taksa” ishin fjalët e Vierit.
Më tej, ish-sulmuesi i kombëtares italiane shtonte: “Për këtë çështje kam diskutuar vetem me zotin Ghelfi te Interi, duke rënë dakord me ta për gjithçka. U ndjeva keq per Juventusin sepse unë vuaj bashkë me ta, dhe të njëjtën gjë mund të them edhe për Milanin. Megjithatë, në atë periudhë mendoja që duhet të bëja diçka për të ndihmuar presidentin tim te Interi”.
Avokatët e Christian Vierit kanë deklaruar se këto deklarata, por edhe dokumentet që lojtari zotëron do të ishin të mjaftueshme për të rihapur gjyqin “Calciopoli” dhe për të rishkruar historinë. Në rast të tillë, Interi dhe vetë Moratti do të rrezikon shumë.
Megjithatë, tashmë në Itali kanë nisur debatet, sepse presidenti i Federatës së Futbollit, Giancarlo Abete ka deklaruar se sipas rregullores sportive Interi dhe drejtuesit e klubit përfitojnë nga kalimi i afatit të ndëshkimeve dhe nuk mund të penalizohen. Sipas tij, zikaltërit mund të ishin dënuar vetëm nëse faktet do të kishin dalë deri në vitin 2007.