Pakistani dëbon organizatën humanitare, Save The Children

Autoritetet pakistaneze kanë dëbuar nga vendi i tyre stafin e huaj të grupit humanitar Save The Children.
Një zyrtar i agjencisë tha se vendimi duket se është i lidhur me dyshimet e qeverisë se organizata i ka ndihmuar spiunët amerikanë që po gjurmonin për kreun e Al Kaidës, Osama bin Ladenin, para se të vritej nga forcat amerikane.
Autoritetet pakistaneze kanë thënë se grupi prej 6 të huajsh duhet ta braktisë Pakistanin brenda dy javëve, ndërsa nuk janë dhënë arsye për këtë vendim.
Raportet e mediave spekulojnë se Save The Children ka ndërmjetësuar takimet mes agjentëve amerikane dhe mjekut paksitanez, i cili ka ndimuar CIA-n që të gjejë Bin Laden.
Organizata Save The Children është aktive në Pakistan për 30 vjet dhe ka një staf prej 3 mijë personash.