E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, defekt në stacionin hidro-elektrik. 68 persona të zhdukur

Tetë persona kanë humbur jetën, dhjetra janë plagosur dhe 68 të tjerë janë zhdukur në një incident në centralin hidroelektrik më të madh të Rusisë. Një defekt teknik ka provokuar një përmbytje të pjesshme të sallës së makinerive duke çuar në bllokimin e prodhimit të energjisë. Një sasi e madhe vajrash të ndryshëm industrialë ka përfunduar në lumin Yenisei duke shkaktuar një dëm të madh ekologjik. Sipas ministrit rus të Energjisë do të duhen vite për të riparuar centralin e dëmtuar. Impianti në rajonin Khakassia i hapur në vitin 1978 është më i madhi i vendit dhe i katërti më i madh në botë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›