PS: Shqipëria po zhytet në krizë, për hir të interesave të një grushti njerëzish

Tiranë, 17 gusht NOA Partia Socialiste vlerësoi sot se Shqipëria po zhytet në një krizë ekonomike për hir të interesave të një grushti njerëzish.
Mimi Kodheli, anëtare e Kryesisë, njëherësh deputete e PS, doli sot në mesditë para mediave në një konferencë për shtyp.
Kodheli tha se PS merr shkas për këtë komunikim nga një dalje rrufe në mes të vapës të Ministrit të Financave që në një media përcolli objektivat dhe prioritetet e qeverise në ikje, për qeverinë e re të votave të vjedhura të 28 qershorit, lidhur me buxhetin e vitit 2010.
Zyrtarja e PS, kujtoi faktin se i njëjti ministër i 1996-s, që në prag të shembjes së piramidave fliste për ambicie e projekte për t'u pasur zili nga bota, me të njëjtën gjuhë, na tregoi për Shqipërinë fanar ndriçues të ekonomisë botërore, ndërkohë që duket qartë se nuk e ka idenë e pasojave që mund të vijnë nga thellimi i përditshëm i krizës ekonomike të vendit, për të cilën kjo qeveri e shpërdorimeve të mëdha nuk ka marrë asnjë masë.
Në këtë pikë, Kodheli tha se i kërkojmë këtij ministri të na përgjigjet:
Pse nuk i paguan qeveria e tij firmat e ndërtimit të rrugëve prej muajsh?
Pse po zhvleftësohet leku për herë të parë në historinë e këtyre 18 vjetëve në periudhën kulmore të fluksit të ardhjes së emigrantëve e turistëve?
Pse anuloi të gjitha prokurimet publike për gjashtëmujorin e dytë dhe pse u boshatis arka e shtetit të shqiptarëve me shpenzimet për fushatë elektorale?
Kodheli komentoi pasi shtroi këto pyetje, se ne e dimë se ministri i piramidave nuk ka përgjigje as për këto as edhe për shumë pyetje të tjera që lindin nga kriza e rëndë ekonomike ku po zhytet vendi, të cilat do ti bëjmë publike vijimësisht.
Por, një gjë është e sigurt sot, - vijoi Kodheli: Pushteti i korruptuar dhe korruptues që me votat e grabitura të 28 qershorit do t'i japë jetë së shpejti qeverisë së fundit të politikës së vjetër, po e zhyt Shqipërinë drejt një krize të jashtëzakonshme vetëm për hir të interesave e të përfitimeve të një grushti njerëzish, të cilët për pushtetin janë gati të bëjnë edhe martesa si ajo e Sali Berishës me Ilir Metën.
/e.l/e.n/NOA/
Lexoni reagimin e PD: Akuzat e PS për krizë ekonomike në vend, reagon PD: E ngatërrojnë me krizën e tyre
Komentoni lajmin dhe reagimet:var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")