E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, gjendje alarmante e zjarreve në pyje, frikë nga rikthimi i Çërnobilit (VIDEO)

Rusi, 12 Gusht NOA - Janë të paktën gjashtë zjarre pyjore që janë zbuluar dhe shuar në rajonin e Bryansk, në Rusi, ku ekspertët kanë denoncuar një rrezik rrezatimi. Pyjet e zonës janë kontaminuar nga fatkeqësia e Çernobilit, e cila u njoftua nga Ministria e situatave emergjente në Moskë.

Situata është e vështirë, por nën kontroll, - bënë të ditur shërbimet pyjore të rajonit Bryansk.
Në Rusinë perëndimore zjarret kanë kërcënuar përhapjen e grimcave radioaktive të shpërthimit bërthamor të Çernobilit në 1986.

Autoritetet kanë rritur patrullat në pyll për të penguar flakët që të arrijnë në zona të banuara. Rajoni i Bryansk është pjesa e Rusisë që ka pësuar më shumë dëme.
Ambjentalistët dhe ekspertët e pyjeve kanë paralajmëruar se pluhuri radioaktiv mund të jetë tepër i rrezikshëm. Ministria ka raportuar edhe për zjarre sporadike në pyje gjatë javës së kaluar, por shpjegoi se ata ishin të gjithë të ulët.
Në këtë luftë me zjarrin, Ministria e Situatave emergjente njoftoi se zonat në kthetrat e zjarreve janë përgjysmuar. 92.000 hektarë janë ende në zjarr.

Që nga fillimi i verës, janë djegur 810.000 hektarë.

Qeveria është gati për të nisur një goditje masive ndaj flakëve edhe në Sarov, një tjetër qendër ku prodhohen armë bërthamore.

Ujërat e lumit Oka kanë devijuar për të shmangur përmbytjet të cilat mund të kapin kryeqytetin.

r.b/NOA

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/k2HV13pHaLg','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›