E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, ish.Ministri krijon grup opozitar

Ish ministri i Financave i Rusisë ,Aleksei Kudrin, tha se është duke ngritur një grup të pavarur që do t`i bëjë presion Kremlinit dhe do të promovojë altrenativat ndaj politikave të mbështetura nga qeveria.

Kudrin, 51 vjeç ka shërbyer si Ministër i Financave gjatw periudhws 2000-2011 dhe është parë si aleat i ngushtë i kryeministrit Vlladimir Putin, i cili po ashtu është në pushtet që nga viti 2000.

Vitin e kaluar, Kudrin u raportua se dha dorëheqje në lidhje me mosmarrëveshjet me presidentin tashmë në largim Dimitri Mevdeved dhe bëri publike qëllimet e tij për të mbështetur një lëvizje opozitare, e cila deri më tash ka zhvilluar disa protesta kundër regjimit të Putinit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›