Greqia refuzon vizitën e Putinit

Autoritet e Greqisë kanë refuzuar të organizojnë vizitën e kryeministrit aktual dhe presidentit të ardhshëm të Rusisë, Vlladimir Putin në Bjeshkën e Shenjtë.
Putin dëshironte të vizitonte Atosin para pashkëve ortodoksë gjatë javës së ardhshme, transmeton agjencia informative fetare.
Sipas burimeve të Kishës Greke, Putin ka dashur para së gjithash të vizitojë manastirin Vatoped dhe igumenin e saj Jefrem, i cili para ca kohësh është liruar me kaucion nga burgu hetues në Athinë. Ky prift është akuzuar për shpëlarje të parave, korrupsion dhe makinacione të tjera në vlerë prej 100 milionë eurove.
Autoritetet greke kanë refuzuar organizimin e vizitës duke u arsyetuar se për arsye të pushimeve të Pashkëve do të duhej angazhuar shumë punonjës shtetërorë, cfarë mësohet të ketë shkaktuar pakënaqësi tek Kremlini.
Mediat greke shkruajnë sot se qeveria greke ka refuzuar të ofrojë garanci sigurie për vizitën e Putinit, ndonëse nuk e pengon vizitën e tij.
Për vizitë në Atos nevojitet pëlqimi i Patrikanë së Stambollit, e cila sipas të gjitha gjasave nuk e ka bërë këtë, për shkak se raportet midis Patrikanës së Stambollit dhe Moskës në kohë të fundit janë përkeqësuar.