E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, lideri i opozitës bën thirrje për protestë mbarëkombëtare

Lideri i shquar i lëvizjes opozitare ruse kundër regjimit të Vlladimir Putinit Aleksei Navalni, ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare në fillim të shtatorit.

Navalni i ka bërë këto komente të enjten pasi u lirua nga burgu, ku ka vuajtur dënimin 15 ditor nën akuzat për rezistencë ndaj policisë në protestën e 9 majit.

Ai po ashtu iu bëri thirrje mbështetësve që t`i bashkohen në tubimin protestues më 12 qershor.

Edhe aktivisti tjetër opozitar Sergei Udalcov është liruar pasi ka kryer dënimin 15 ditor.

Opozita ruse ka organizuar disa protesta radhazi kundër regjimit të Putinit, i cili në këtë muaj, u betua në mandatin e tretë si president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›