E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi reagon ndaj zyrës në veri të Kosovës

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.

“Nuk do të ketë asnjë reagim të veçantë të Qeverisë së Serbisë, përveç gjykimit dhe shpalljes së këtij akti si provokim flagrant që nuk ka për synim qetësimin e situatës, por, shqetësimin e banorëve serbë dhe krijimin e një situate në të cilën janë të mundshme incidentet”, ka thënë Ivanoviç për agjencitë serbe te lajmeve.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›