E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, mediat: Mjekët mbysnin foshnjet se nuk merrnin ryshfet

MOSKE-Hetuesit në Pjatogorsk kanë filluar të hetojnë cështjen se mjekët lokalë mbysin foshnja ende të palindura të grave shtatzëna të cilat kanë refuzuar t’u japin ryshfet nga 500 euro. Kështu shkruan të paktën portali rus “Live Neës”, që i referohet të përditshmes ruse “Izvestija”. Sipas kësaj gazete stafi mjekësor i klinikës akusherike, kanë kërkuar para për lindjet, ndërsa në shtatë raste shtatëzënet nuk kanë pranuar të japin ryshfet.

Dyshohet se grave u janë dhënë medikamente prej të cilave kanë vdekur bebet në bark.
Mjekët në maternitet i kanë mohuar këto lajme. Por gazetarët e “Live Neës” qëndrojnë në pretendimet e tyre, duke thënë se ata janë të gatshëm t’ju ndihmojnë hetuesve që rasti të hetohet detajisht me fakte nga vetë nënat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›