Skandali i Greqisë me gjyqtaret e kreut të OMONIA-s, Haxhinasto 'thyen' heshtjen
BRUKSEL-Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto ka thyer heshtjen duke reaguar nga Brukseli në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më shtetin helen, i cili nuk lejoi futjen të territorin e tij të 3 gjyqtareve që dënuan kreun e OMONIA-s, Naum Disho me 1 vit burg për dhunim të varreve, në Boboshticë.
Ministri Haxhinasto duke nënvizuar se me Greqinë ekzistojnë metoda diplomatike të komunikimit, tha se gjtihcka duhet t'i lihet kohës për të parë efikasitetin e tyre.
“Nuk e kuptoj këtë padurim që kanë disa organe të medias apo edhe disa politikanë. Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se, Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do t’ja lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë”,- deklaroi Haxhinasto.
Haxhinasto këto deklarata i bëri sot nga Brukseli, ku ndodhet për të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s, i cili i zhvillon punimet më 18 e 19 prill në Bruksel.
NEWS24 ditën e djeshme publikoi skandalin me ndalimin e 3 gjyqtareve të cështjes ‘Boboshtica’, Entela Prifti, Brunilda Mano, Afërdita Maho, të cilat shteti helen i ndaloi të hynin në territorin grek nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me argumentin se janë të padëshiruara për shtetin grek dhe të rrezikshme për rendin dhe sigurinë e vendit.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dënuan kreun e OMONIA, 3 gjyqtarët nuk lejohen të hyjnë në Greqi Greqia ndalon gjyqtaret në kufi, PDIU: Hakmarrje e ulët ndaj drejtësisë