E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes të rinjsh, një i plagosur tek ‘Libri Universitar’

TIRANE-Një person mbeti i plagosur pas një sherri mes të rinjsh në kryeqytet.
Sot pak para orës 18:00, pranë ‘Librit Universitar’ një grup të rinjsh u grinden mes tyre, sherr që degjeneroi më pas në përpjasje fizike duke përdorur dhe sende të forta.
Policia njoftoi se si pasojë shtetasi Ilir Qehajaj është dërguar me plagë në spital. Policia shpalli në kërkim një person me inicialet A.Kapaj pasi dyshohet si autor i plagosjes së moshatarit.
Pritet të zbardhen shkaqet e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›