E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti keq, 8 persona humbin jetën në Turqi

TURQI- Të paktën pesë persona humbën jetën që nga dita e mërkurë në Stamboll në Turqi si pasojë e motit të keq që goditi këtë vend. Një stuhi e fuqishme me erëra të forta që përfshiu Turqinë shkaktoi probleme të shumta për njerëzit të pamësuar me kushte të tilla të motit të keq. 

Një numër tragetesh anuluan udhëtimet, ndërsa 10 persona u shpëtuan nga një jaht që u përfshi nga flakët. Dy urat që lidhin pjesën europiane me atë aziatike të Stmbollit u mbyllën përkohësisht. Stuhia pritet të vazhdojë në këtë pjesë të Turqisë deri ditën e shtunë. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›