PS: Qeveria harron nevojtarët
Tiranë (start)-Partia Socialiste, e ka cilësuar si tallje ndaj shtresave në nevojë ndihmën dhe përkrahjen e qeverisë. Nënsekretari për Programin në selinë rozë, Ilir Beqja, deklaroi për mediat se qeveria iu jep personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre, rreth 23 lekë në ditë, çka sipas Beqës, kjo pagesë është 22 % më e ulët se të ardhurat minimale të pensionistëve në qytet.
“Por, asgjë më e mirë nuk pritet as nga buxheti i vitit 2009. Asnjë fond nuk është parashikuar për rritjen e këtyre përfitimeve. Që të rriten me 10 % këto përfitime mungojnë në buxhetin e vitit 2009 8 milionë USD”-theksoi ai për mediat.
Më tej, Beqja tha se të pamjaftueshme janë edhe fondet për ndihmën ekonomike.
“Pa u tharë akoma boja e strategjisë së mbrojtjes sociale 2008 – 2013, miratuar nga qeveria në janar 2008, në projektbuxhetin e vitit 2009 janë programuar 5,5 milionë USD më pak se sa kërkon strategjia”-vijoi më tej, ndërsa shtoi se “kjo do të bëjë që në vitin 2009 familjet e varfra që jetojnë me ndihmë ekonomike të marrin jo më shumë se 3 mijë lekë në muaj”.