E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, nis votimi për të zgjedhur Parlamentin

Në Rusi ka nisur votimi për të zgjedhur parlamentin e ri. Rreth 110 milionë qytetarë drejtuar drejt kutive të votimit për të përzgjedhur nga shtatë partitë që janë në garë për 450 vendet në Parlament.

Sondazhet sugjerojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar do të fitojë shumicën e votave, por më pak se 315 vendet që aktualisht i mbanë.

Komunistët, Liberal Demokratët dhe Vetëm Rusia gjithashtu mendohet të arrijnë rezultate të mira në këtë garë zgjedhore.

Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet janë të padrejta, sepse autoritetet vendore përkrahin Rusinë e Bashkuar me para dhe kohë transmetimi në televizion.

Ata gjithashtu pohojnë se Rusia e Bashkuar do të manipulojë me vota, për të rritur rezultatet në favor të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›