Rusi, nisen anije me ushtarë drejt Sirisë

Agjencitë ruse të lajmeve, Itar-Tass dhe Interfax, kanë raportuar sot se tre anije ruse me ushtarë janë nisur për në portin Tartus në Siri, ku pritet që të ankorohen brenda disa ditëve.
Duke cituar burime nga Forcat e Armatosura ruse, agjencitë thonë se anijet me ushtarë do të arrijnë në Tartus në fillim të javës së ardhshme.
Burimet kanë thënë se secila anija ka nga “120 pjesëtarë të marinës”.
Raportohet se këto anije do të qëndrojnë në Tartus deri më 12 gusht.