E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hong Kong, 130 të arrestuar për pastrim parash

Policia në Hong Kong ka konfiskuar para dhe makina si dhe ka arrestuar 130 persona me akuzën për pastrim parash ku përfshihen rreth 38.46 milionë dollarë.

Policia bastisi rreth 21 rajone në në veriperëndim të vendit dhe zbuloi 3. 4 milionë dollarë vendas, dy makina në vlerë prej 8 milionë dollarë dhe 11 orë, citon policinë, DPA.

Anëtarët e dy bandave bashkëpunëtore, Wo Shing Wo dhe 14K, mendohet se janë në mesin e të arrestuarve, ka thënë policia.

Përvec, pastrimit të parave, të arrestuarit besohet se janë përfshirë në udhëheqjen e bizneseve ilegale, përfshirë lojërat e fatit dhe shitjen e karburanteve pa paguar tatimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›