E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja thellon shkurtimet në buxhet

Pas Greqisë edhe qeveria spanjolle e kryeministrit Mariano Rajot po shqyrton masat e reja të shkurtimeve. Madriti pritet ti paraqesë planet buxhetore për vitin 2013 dhe 2014 të Komisionit Evropian, e ndërsa shkurtimet e shpenzimeve kapin një vlerë prej 65 miliardë euro. Në qershor, Spanja kërkoi 100 miliardë euro kredi nga fondi kreditimi EFSF për të ndihmuar bankat e saj, të cilat janë duke luftuar me borxhet e këqija nga kreditë e bëra në sektorin e pronave.

Megjithatë në një konferencë për shtyp me homologun e tij italian, Mario Monti, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se ai ende nuk kishte diskutuar për të bërë një kërkesë për një injeksion të plotë.

Rajoy tha se Spanja nuk ka nevojë për të kërkuar një paketë të plotë financiare. Ndërkohë obligacionet 10 vjecare të Spanjës kapën shifrën e 7.1 për qind. Nëse kostot e huamarrjes për Spanjën mbeten në këtë nivel për periudha të gjata kohore kjo do të bëjnë të papërballueshme për qeverinë për t`i shlyer borxhet e saj.

Greqia, Portugalia dhe Irlanda, të gjithë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare kur kostot e tyre huamarrës goditën nivele të ngjashme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›