Bjellorusia dëbon ambasadorin suedez

Ministri i Jashtëm Suedez, Karl Bildt në një mesazh të postuar në Twitter tha se ambasadori i Suedisë në Bjellorusi është dëbuar.
Në mesazh thuhet se ai u dëbua për shkak se "ishte mbështetës i madh i të drejtave të njeriut".
Bildt e quajti këtë veprim si të "egër" dhe tha se ai tregon "natyrën e regjimit".
Ai më vonë postoi dhe një mesazh tjetër ku tha se tani "ambasadori i ri i Bjellorusisë në Suedi nuk është më i mirëpritur" dhe se zyra e tij do të kërkojë nga dy diplomatët e tjerë të Bjellorusisë që të lënë Suedinë.