E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, policia dhunon homoseksualët gjatë marshimeve publike

Policia ruse ka arrestuar mbi dhjetë aktivistë të të drejtave të homoseksualëve që morrën pjesë në një marshim të tyre gjatë fundjavës, duke arrestuar edhe udhëheqësin e këtyre aktivistëve, Nikolei Aleksejev.

Grupi prej 15 personash, përfshirë edhe aktivistë nga Ukraina dhe Bjellorusia, kanë demonstruar të shtunën në Shën Peterburg.

Kjo protestë është mbajtur për të treguar solidaritet ndaj marshimeve të homoseksualëve që janë mbajtur në tërë Evropën dhe një ditë pasi Nju Jorku është bërë shteti i gjashtë federal në SHBA që ka legalizuar martesat e personave të të njëjtës gjini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›