E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko do të përballet të mërkurën me drejtësinë

Një gjykatës ka vendosur që ish- kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, do të përballet me drejtësinë të mërkuren.

Ajo akuzohet për abuzim me pushtetin dhe nëse ajo shpallet fajtore mund të dënohet me shtatë vjet burg.

Gjykatësi, Rodion Kirijev, e ka marrë këtë vendim të shtunën, në ditën e dytë të seancës dëgjimore.

Timoshenko akuzohet për nënshkrimin në mënyrë të fshehtë të marrëveshjes së vitit 2009, në mes të Gazpromit rus dhe kompanisë shtetërore ukrainase, Baftogaz, me qëllim që t`i jepet fund problemeve rreth çmimit të gazit.

Ajo i ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur ato si të motivuara politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›