Rusi, protesta masive anti-Putin

E shtuna do të nisë me vërshime masive në Rusi.Shteti rus pritet të pushtohet nga protestat masive, që kundërshtojnë zgjedhjen e Vladimir Putinit në postin e presidentit.Autoritetet kanë dhënë leje për tubimin e 50.000 protestuesve në rrugët kryesore të Moskës.
Protestat vijnë në vazhdën e kundërshtimeve të vazhdueshme të opozitës ruse, të cilat u rritën dukshëm pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, në të cilat, partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, fitoi shumicën.
Policia ndaloi më shumë se 500 persona në Moskë dhe Shën Petërsburg gjatë protestave që u mbajtën një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.
Putin pritet të marrë udhëheqjen e presidencës në muajin maj, ndërsa në këtë post ka shërbyer edhe dy mandate të tjera, në periudhën 2000-2008.