E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi i fletores zyrtare, mungojnë një sërë konventash

187 akte ndërkombëtare të nëshkruara nga shteti shqiptar nuk janë botuar në fletoren zyrtare.

Sipas raportit të Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, nga monitorimi i akteve të pabotuara 20 vitet e fundit rezulton se shteti shqiptar nuk ka plotësuar detyrimin ligjor për të publikuar këto marrëveshje që janë mjaft të rëndësishme në marrëdheniet që ka ndërtuar Shqipëria me vendet e tjera.


Kreu Qendrës për Çështjet e Informimit Publik ka lëshuar kritika ndaj qeverisë për mungesën fondeve për botimin e këtyre akteve në fletoren zyrtare, në kohën kur shpenzohen miliarda lekë për festimin e 100-vjetorit të pavarësisë.
 

Për herë të parë Shqipëria nënshkroi një konventë kombëtare në shkurt të 1992, konventën për të drejtat e njeriut, akt që përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›