Rusi, protestuesit formojnë zinxhirin kundër Putinit

Mijëra njerëz të kapur për dore kanë protestuar kundër kryeministrit Vladimir Putin. Protestuesit kanë formuar një varg prej më shumë se 16 kilometra të gjatë.
Putin, i cili ka mbajtur postin e presidentit nga vitit 200 deri në 2008, do të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit. Pritet një fitore e lehtë, por protestat e paprecedent popullore kanë minuar imazhin e tij të një lideri të fortë.
Protestuesit janë lidhur dorë përdore duke rrethuar qendrën e Moskës, të cilën ata e kanë quajtur Rrethin e Madh të Bardhë. /F.S/