E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, raportohen parregullsi në zgjedhjet presidenciale

Votimi për zgjedhjet presidenciale në Rusi po vazhdon në mes raporteve kundërthënëse për shkeljet e mundshme dhe parregullsitë.
Zyrtarët e Partisë Rusia e Bashkuar thanë se zgjedhjet duhet të shërbejnë si “shembull për shtete të tjera” sa i përket transparencës.

Georgi Fjodorov, një zyrtar i zgjedhjeve, tha se ato janë më të organizuara sesa zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.
Megjithatë, grupi i pavarur vëzhgues, Golos, raportoi për rreth 3 mijë raste të shkeljeve.
 

Blogeri opozitar Aleksei Navalni i tha kanalit televiziv në internet Dozhd se shkalla e manipulimeve, ku njerëzit po votojnë disa herë- është e “paprecedentë”. “Shkalla e manipulimeve është absolutisht e paprecednetë”, ka thënë Navalni.

Vera Volodina, korrespdontja e Radios Evropa e Lirë, në Moskë, raportoi për parregullsi në qarkun e Pushkino të Moskës.
Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
 

Në zgjedhjet e sotme garojnë 5 kandiatë, por sipas sondazheve, Putin e ka fitoren e siguruar. Dhjetëra mijëra vëzhgues zgjedhjesh kanë dalë vullnetarë për të ofruar shërbimet e tyre në zgjedhje, në përpjekje për të penguar përsëritjen e manipulimeve që ndodhën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›