Tibet, një grua i vë flakën vetes në shenjë proteste
Një nënë në Tibet i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë kineze në rajonet e banuara me tibetianë, bënë të ditur aktivistët.
Grupi i aktivistëve “Tibeti i Lirë” tha se gruaja 32 vjeçare, e identifikuar si Rinshen, ishte nënë e katër fëmijëve. Ajo i vuri flakën vetes afër Manastirit Kirti në provincën e Siçuanit.
Sipas grupit, Rinshen është e 23-ta që vetësakrifikohet në 12 muajt e fundit në Tibet, prej të cilëve, të paktën 16 kanë gjetur vdekjen.
Incidenti vjen një ditë para seancës vjetore të parlamentit kinez, ku pritet të diskutohen edhe trazirat në rritje.