E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bildt mohon se i urren shqiptarët

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, i ka quajtur spekulime të WikiLeaks, pohimet se ai i urren kroatët dhe shqiptarët.
 

Gazeta e njohur suedeze “Expressen” dhe televizioni suedez SVT duke u bazuar në të dhënat e Wikileaks kanë publikuar disa e-mail të ministrit të jashtëm suedez, Carl Bildt.
 

Madje, sipas WikiLeaks, Bildt qenka i preferuari i SHBA-ve, por edhe se diplomati suedez “i urren kroatët dhe shqiptarët”.
 

Agjencia “Presheva Jonë” thotë se nga diplomati suedez ka dhënë shpjegim lidhur me publikimet nëse i urren apo jo shqiptarët.
 

“Ato janë thashetheme. Nëse i dua apo jo shqiptarët flet puna dhe angazhimi im në rajon. Prandaj, nuk dua të merrem me këto spekulime, pas të cilave qëndron ËikiLeaks i Assange, që i prinë një fushate ndërkombëtare për diskreditimin jo vetëm të emrit tim por edhe kundër Suedisë”, citohet të ketë thënë Bildt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›